Tre militant të dyshuar dhe një ushtar i forcave speciale janë vrarë gjatë rrethimit të një apartamenti në në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi, thonë raportet.
Shpërthimet dhe të shtënat kanë tronditur një bllok banesash në rrethin Isani gjatë qëndrimit 20 orësh, transmeton portali arbresh.info
Zyrtarët kanë theksuar se një militant është arrestuar, ndërsa katër ushtarë janë plagosur.
Zyrtarët gjetën se ata janë anëtarë të një “grupi terrorist” dhe që po punonin për të identifikuar njërin nga ta.
Autoritetet kanë theksuar se ata kanë refuzuar të dorëzohen.
Gjeorgjia, një vend kryesisht i krishterë, nuk ka pasur incidente që lidhen me xhihadistët gjatë viteve të fundit.
Megjithatë, vlerësohet se rreth 50 shtetas të Gjeorgjisë po luftojnë ose kanë luftuar përkrah Shtetit Islamik në Siri dhe Irak./arbresh.info/
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet