Të paktën 33 persona kanë vdekur pasi një anije emigrantësh u fundos në brigjet lindore të rajonit të Kalabrisë në Itali, raportuan të dielën ANSA dhe agjenci të tjera italiane të lajmeve.
Rreth 27 trupa u gjetën në brigjet e Steccato di Cutro, një vendpushim bregdetar në provincën e Crotones, raportoi ANSA, duke shtuar se më shumë trupa u panë në ujë, transmeton Klankosova.tv.
Italia është një nga pikat kryesore të zbarkimit për emigrantët që përpiqen të hyjnë në Evropë përmes detit. E ashtuquajtura rrugë e Mesdheut qendror njihet si një nga më të rrezikshmet në botë.
Sipas Projektit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrantët e Zhdukur të Migracionit, 20 mijë e 333 persona kanë vdekur ose janë zhdukur në Mesdheun qendror që nga viti 2014, raporton Reuters.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...