Instituti i Lartë i Shëndetit (ISS) ka thënë të hënën se në 30 ditët e fundit, Italia ka regjistruar 800,953 raste të infeksionit Sars-Cov-2.
Veç kësaj, sipas këtyre të dhënave, përcjell Telegrafi, në 30 ditët e fundit, 12,904 njerëz kanë ndërruar jetë si pasojë e coronavirusit.
Gjithashtu është bërë e ditur se 22,712 nga njerëzit që kontraktuan coronavirusin gjatë muajit të fundit në Itali ishin punonjës shëndetësorë.
Të dhënat tregojnë edhe se 304,531 njerëz u rikuperuan nga COVID-19 në Itali në periudhën deri më 29 nëntor.
ISS tha se mosha mesatare e njerëzve që janë prekur nga coronavirusi gjatë muajit të fundit ishte 48 vjeç./Arbresh.info/
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...