Rreth 12 mijë fëmijë janë vrarë ose janë plagosur në luftën civile 10 vjeçare në Siri, ndërsa miliona të tjerë kanë braktisur shkollën, njoftoi Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët.
Statistikat e zymta që u botuan në një raport të UNICEF-it, janë shfaqur në prag të 10 vjetorit të fillimit të konfliktit në Siri, i cili filloi në mes të marsit 2011, transmeton portal arbresh.info
Lufta vrau gati gjysmë milioni njerëz, plagosi më shumë se një milion dhe zhvendosi gjysmën e popullsisë, ndërsa më shumë se pesë milion sirianë kanë statusin e refugjatit.
Raporti thekson se numri i fëmijëve që shfaqin simptoma të vuajtjes psikosociale u dyfishua në vitin 2020, sepse ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dhunës, shokut dhe traumës kishte një ndikim të rëndësishëm në shëndetin mendor të fëmijëve, me pasoja afatshkurtra dhe afatgjata.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët gjithashtu deklaroi se gati 2.45 milionë fëmijë në Siri dhe rreth 750 mijë fëmijë të tjerë që ndodhen në vendet fqinje nuk e vazhdojnë shkollën, nga të cilët 60 përqind janë djem.
U tha gjithashtu se situata për një numër të madh të fëmijëve dhe familjeve është ende e pasigurt dhe se pothuajse 90 përqind kanë nevojë për ndihmë humanitare, e cila është një rritje prej 20 përqind vetëm nga viti i kaluar./arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK