Të paktën 25 persona kanë vdekur deri më tani nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në Filipine pasi stuhia tropikale Megi përfshiu vendin.
Sot (e martë) ekuipazhet e shpëtimit ishin ende duke luftuar për të tërhequr njerëzit e bllokuar në brigjet lindore dhe jugore.
Stuhia goditi arkipelagun të dielën me erëra deri në 65 km (40 milje) në orë.

Ajo ishte stuhia e parë e tillë e vitit ndërkohë që Filipinet zakonisht shohin mesatarisht 20 çdo vit.
Më shumë se 13,000 njerëz u larguan ndërsa shiu i dendur dhe erërat ndërprenë furnizimin me energji elektrike, përmbytën shtëpitë dhe fushat dhe shkaktuan rrëshqitje dheu në fshatra. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...