Një trup i dytë është gjetur pas rrëshqitjes së dheut në fshatin Gjerdrum në afërsi të Oslo-s në Norvegji.
Trupi nga mediat thuhet se është gjetur të shtunën teksa kërkimet për të zgjetur të zhdukurit tjerë është duke vazhduar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Tetë persona mbeten të zhdukur pas shembjes së kodrës që dërgoi baltë në fshatin Ask të mërkurën.
Trupi i parë u gjet të premten pas një kërkimi të madh tokësor dhe ajror të zonës në komunën e Gjerdrum.
Shefja e Policisë, Ida Melbo Øystese, tha në një konferencë se teksa as “forcat e natyrës” as koha nuk ishin në anën e tyre, ekzistonte ende një mundësi që ata të mund të gjenin ndonjë të mbijetuar.
Ajo tha se mund të ketë hapësira ajri brenda disa prej ndërtesave të varrosura në baltë që mund t’i lejojë njerëzit të mbijetojnë për disa ditë.
Kujtojmë se ekipet e shpëtimit janë në një garë me kohën, me vetëm disa orë dritë dite në dimrin norvegjez për të kërkuar zonën, teksa kushtet gjithashtu kanë rezultuar sfiduese, me temperaturat që zbresin në -1 gradë dhe toka prej balte rezulton shumë e paqëndrueshme për të ecur punëtorët e urgjencës.
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga një automjet në Fushë ...
Këtë fundvit, Mihrije Braha shfaqet më e bukur se kurrë
Osmani: Kosova është më e fortë falë frymës së bashkëjetesës
Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez...