Një fëmijë me shtetësi gjermane ka humbur jetën pas rënies nga një rrëshqitëse uji në një park ujor në vendin Lopar, në ishullin Rab, ka njoftuar policia kroate.
Aksidenti dyshohet se ndodhi kur vajza, e moshës një vit e nëntë muaj, rrëshqiti nga duart e babait dhe ra nga një lartësi e madhe mbi një sipërfaqe betoni.
Policia njoftoi se fëmija u transportua menjëherë me helikopter të urgjencës mjekësore nga Rabi në Qendrën Klinike Spitalore të Rijekës, por për shkak të plagëve të marra fatkeqësisht ndërroi jetë, raporton index.hr.
Ende nuk është e qartë nëse rrëshqitësja ishte e ndërtuar dhe e shënuar për përdorim nën shoqërimin e fëmijës, dhe nëse janë respektuar të gjitha protokollet e sigurisë.
Dëshmitarët në plazh panë të tronditur ngjarjen, dhe ndër të parat që u vërsulën për të ndihmuar ishin dy turiste nga Çekia.
Ndryshe, autoritet kroate tashmë kanë nisur hetimet dhe së shpejti do të dalin me analizat e para. /Telegrafi/
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit
Ilir Meta bën shqiponjën, gjyqi shtyhet për 11 maj
Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK-ja forcon reagimin nd...