Themeluesi i kompanisë kineze Midea Group, He Xiangjian, është shpëtuar pasi ishte mbajtur peng nga sulmuesit që ishin futur me dhunë në shtëpinë e tij e tij, shkruan Sky News.
Policia kineze ka njoftuar se të dielën mbrëma kishte pranuar një telefonatë se ka ndodhur një thyerje e shtëpisë në Foshan, jo larg Hong Kongut si dhe që pesë persona të dyshuar janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm
Në kumtesën e policisë është zbuluar vetëm mbiemri i viktimës – He, por mediat kineze fillimisht kanë arritur të zbulojnë se bëhet fjalë për miliarderin 78-vjeç.
Djali i He ka arritur të ikë nga shtëpia gjatë pengmarrjes dhe të hidhet në liqen, duke arritur edhe t’i telefonojë policisë e cila zbuloi se kishte pranuar një telefonatë rreth orës 5.
Midea Group ka zbuluar në rrjetet sociale ka falënderuar policinë, duke mos konfirmuar nëse He ishte viktimë e këtij krimi.
He është personi i katërt më i pasur në Kinë, e sipas të dhënave të grupit Hurun Report, pasuria e tij kap vlerën e 25 miliardë dollarëve
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosov...
Ndeshja Poloni – Shqipëri, FSHF njofton se është hapur proce...
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqje
Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...
J’von McCorrmick, MVP i javës në Superligën e Kosovës
Haxhiu takon Ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin...