Një infermiere gjermane që punon për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) është rrëmbyer në kryeqytetin somalez Mogadishu.
Ajo është kapur nga njerëz të armatosur nga brenda ndërtesës së KNKK rreth orës 20:00 të kohës lokale, transmeton portali arbresh.info.
10 anëtarët tjerë ndërkombëtarë po evakuohen në Najrobi deri në një njoftim tjetër, KNKK ka thënë për BBC.
Një grua somaleze që punonte për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, po ashtu në Mogadishu, u qëllua për vdekje nga persona të armatosur të martën.
Nuk dihet ende nëse vrasja e somalezes dhe rrëmbimi i shtetases gjermane kanë lidhje apo jo./Arbresh.info/
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...
Crystal Palace triumfon ndaj Shakhtar, fiton edhe Vallecano
Parashikimi i motit për të premten
Trump kërcënon të tërheqë trupat nga Italia dhe Spanja për s...