Rregullatori mbikëqyrës i transmetimeve në Francë ka hapur një hetim mbi mbulimin e lajmeve nga kanali televiziv shtetëror rus RT (Rusia Sot)
Rregullatori, i quajtur Arcom, konfirmoi hetimin të premten (4 shkurt).
Ai nuk shtjelloi arsyet por bëri me dije se heton rregullisht shqetësimet rreth kanaleve që transmetojnë në Francë.
RT France, e cila u lansua në vitin 2017, është pjesë e rrjetit global RT TV.
Shumë në Francë e shohin RT si një mjet propagande të qeverisë ruse që përforcon politikën e ekstremit të djathtë ose populliste.
Ai është kritikuar vazhdimisht nga presidenti, Emmanuel Macron.
Drejtoresha e RT France, Xenia Fedorova shkroi në Tëitter: “Mirë se erdhët në botën e re të censurës” dhe në mënyrë sarkastike e quajti atë “kohë të përsosur” pas vështirësive të fundit të RT ne Gjermani.
Një rregullator gjerman i medias vendosi të martën se RT-së i mungon leja e nevojshme për të transmetuar programet e saj në gjuhën gjermane në vend.
RT filloi transmetimin në mes të dhjetorit duke përdorur një licencë serbe.
Si hakmarrje, Rusia të enjten njoftoi se po mbyll zyrën e transmetuesit publik gjerman, Deutsche Ëelle në Moskë dhe po tërheq akreditimet e stafit të saj.
Ishte masa e fundit e qeverisë ruse kundër gazetarëve të huaj ose të pavarur.
Ministria e Jashtme franceze tha në një deklaratë të premten se “dënon” vendimin e Moskës për të mbyllur aktivitetet e Deutsche Ëelle.
“Liria për të informuar është një e drejtë themelore që duhet të mbrohet kudo,” thanë ata.
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...