“Green Pass” do të jetë vlefshme për 9 muaj dhe zgjatet vetëm pas marrjes së një doze vaksine përforcuese.
Ky është lajmi që ka shpërndarë ditën e sotme media italiane Ansa.
“Ne u rekomandojmë shteteve anëtare të BE një periudhë standarde të vlefshmërisë për “Green Pass”, e cila do të jetë nëntë muaj nga vaksinimi i plotë. Pas nëntë muajsh certifikata nuk duhet të pranohet më, nëse nuk është marrë një dozë përforcues.”- është shprehur Komisioneri Evropian për Drejtësi, Didier Reynders, duke ilustruar rekomandimin për udhëtimin në BE.
“Komisioni propozon një periudhë standarde pranimi prej 9 muajsh për certifikatat e vaksinimit të lëshuara pas përfundimit të serisë së vaksinimeve parësore. Periudha 9-mujore merr parasysh udhëzimet e Qendrës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe kontrolli (ECDC) për administrimin e dozave përforcuese duke filluar nga 6 muaj dhe parashikon një periudhë shtesë prej 3 muajsh për të siguruar që fushatat kombëtare të vaksinimit të mund të përshtaten dhe qytetarët të kenë akses të përforcuesit”-tha Reynders.
Kjo do të thotë që vendet e Bashkimit Evropian nuk duhet të refuzojnë një certifikatë vaksinimi në më pak se 9 muajt e fundit pas marrjes së dozës së parë të vaksinës. Kjo është një metodë për të nxitur gjithashtu të gjithë personat e pa vaksinuar të marrin vaksinën kundër COVID-19 duke mbrojtur kështu jo vetëm vetën por edhe të tjerët.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja