Rover Perseverance sapo u bë Rover i pestë i NASA-s që u ul me siguri në sipërfaqen e Marsit pasi mbijetoi “shtatë minutat e terrorit”.
Ky është Roveri më i sofistikuar që agjencia ka dërguar ndonjëherë në Planetin e Kuq.
Ai do të mbledhë të dhëna dhe do të kërkojë shenja të jetës antike në një krater që dikur përmbante një liqen rreth 3.9 miliardë vjet më parë, shkruan CNN.
Shikoni dhomën e kontrollit të NASA-s që shpërthen në momentin kur ai preku Marsin.
Touchdown confirmed. The #CountdownToMars is complete, but the mission is just beginning. pic.twitter.com/UvOyXQhhN9
— NASA (@NASA) February 18, 2021
Perseverance Rover, është më i sofistikuar i NASA-s deri më tani , dhe ai sapo u ul në Mars.
Momenti ishte një kulm i përgatitjes së viteve për shkencëtarët e NASA-s në të gjithë vendin.
Madje ky Rover dërgoi edhe foton e parë nga Planeti i Kuq.
Vetëm disa minuta pasi u ul në Mars, Rover Perseverance i NASA-s dërgoi këtë imazh në Tokë. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...