Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka caktuar tre gra si zëvendëset e tij dhe një si asistente për të drejtat civile, pas kritikave të marra më herët për formimin e një kabineti vetëm me burra.
12 zëvendës presidentët e Republikës Islamike drejtojnë organizata që janë të lidhura me Presidencën.
Që prej revolucionit islamik të vitit 1979, në qeverinë iraniane ka qenë vetëm 1 femër dhe zhvillimet e fundit përbëjnë një ndryshim të rëndësishëm për vendin.
Kabineti i ri, që duhet të aprovohet nga parlamenti, ka ndërkohë mungesë sunitësh, që përbëjnë 10 për qind të popullsisë iraniane me shumicë shiite.
Masumeh Ebtekar është emëruar zëvendës presidente për çështjet familjare dhe ato të grave; Laya Joneydi për çështjet ligjore; dhe Shahindokht Mowlaverdi si asistente e kreut të shtetit për të drejtat civile.
Kjo e fundit e kishte kritikuar më herët kabinetin e përbërë vetëm nga burra. Sidoqoftë, Mowlaverdi dhe Ebtekar kanë qenë në këto poste edhe në qeverinë e mëparshme të zotit Rouhani.
Reformistët janë të mendimit se mungesa e diversitetit në kabinetin e ri është dëshmi se Rouhani po i përkulet presioneve të estabilishmentit fetar të Iranit.
Ndërkohë, ligjvënësit nuk pritet të kundërshtojnë emrat e zgjedhur nga kreu i shtetit, pasi postet kyçe jepen me miratimin e liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim