Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se rruga për bisedime me SHBA-të nuk është e mbyllur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rouhani pas takimit të Këshillit të Ministrave në Teheran lidhur me negociatat me Uashingtonin tha se SHBA-të pretendojnë të jenë armiku i sistemit në Iran, por me sanksionet ata kanë hapur luftë kundër popullit.
“Me këto sanksione ata kanë treguar fytyrën e vërtetë. Po ashtu kohët e fundit janë rritur edhe deklaratat e tyre të paqëndrueshme. Qëndrimi i papërkulur i popullit të Iranit i detyron ata që të bëjnë deklarata kontradiktore”, thekson Rouhani.
“Për ne kriter nuk janë fjalët e tyre por punët. Rruga jonë për bisedime nuk është e mbyllur për ata nëse lënë mënjanë sanksionet kundër popullit të Iranit, nëse u përmbahen premtimeve dhe nëse rikthehen në bisedimet që ata i përmbysën duke i braktisur”, tha Rouhani në lidhje me diskutimet për ri-bisedimet me SHBA-të.
Duke i bërë thirrje Qeverisë së SHBA-ve, Rouhani theksoi se, “Populli i Iranit do t’i hapë sërish dyert për ju nëse paraqisni një praktikë të ndryshme, nëse lini mënjanë persekutimin dhe i ktheheni drejtësisë dhe ligjeve. Hapja e dyerve është në dorën tuaj. Duhet ta tregoni me vepra që nuk dëshironi të vazhdoni politikat tuaja të mëparshme”.
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...