Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, deklaroi se populli iranian po kalon përmes një procesi shumë të vështirë për shkak të koronavirusit dhe sanksioneve të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Rouhani pas takimit të Këshillit Kombëtar për Luftën Kundër Koronavirusit tha se Irani, përkundër sanksioneve të SHBA-së, nuk është gjunjëzuar.
“Populli ynë po kalon përmes një procesi shumë të vështirë, si për shkak të pandemisë, ashtu edhe për shkak të sanksioneve të imponuara nga SHBA. Sanksionet kanë shkaktuar vështirësi të mëdha ekonomike, ndërsa pandemia ka rënduar barrën që mbajmë mbi supe”, deklaroi Rouhani.
Ai më tej tha se me fillimin e pandemisë në mbarë botën, zbatuan masa si ndalesa e lëvizjes dhe kufizimi i udhëtimit, por se kjo nuk ishte zgjidhje.
“Ndonjëherë kufizimet bëhen burim i problemeve. Kur ndalon zinxhiri i prodhimit dhe shpërndarjes, jeta e përditshme e popullatës bëhet e pamundur. Prandaj, u hoqën masat dhe ndalesat, të gjithë u drejtuan drejt normalizimit të gjendjes”, theksoi presidenti iranian.
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së
Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, dënime ma...
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...