Policia në kryeqytetin italian, Romë, është detyruar që të përdorë ujë me presion dhe shkopinjë të gomës për të larguar refugjatët të cilët kishin zënë një shesh në Romë.
Në kundërshtim me bashkinë e qytetin, ata kishin vendosur të ngrinin tendat në një ndër sheshet kryesore të qytetit, transmeton portali arbresh.info

Imazhet e publikuara në mediat italiane kanë shfaqur njerëzit duke bërtitur dhe u përpjekur që të godasin policinë.
Sheshi, që ndodhet një bllok larg nga stacioni kryesor i trenit në Romë, ishte i mbushur me dyshekë, me kosha të plehrave dhe me karrike të thyera.

Rreth 100 refugjatë që kishin zënë sheshin, janë banorë që u dëbuan nga një ndërtesë kolektive të cilin e kishin zënë para pesë viteve.

Policia tha se ata kishin refuzuar të pranonin strehimin që u kishte ofruar komuna dhe se operacioni ishte i domosdoshëm, pasi sipas tyre prania e bombolave të gazit dhe materialeve të tjera të ndezshme rrezikonin edhe banorët përreth.

Refugjatët më parë janë ankuar për kushtet e akomodimit dhe kanë kërkuar kushte më të mira.
Italia vazhdon të mbetet një ndër vendet kryesore ku ende zbarkojnë një numër i madh refugjatësh dhe emigrantësh./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit