Në Izmir elementët e Rojës Bregdetare turke shpëtuan 65 azilkërkues të kthyer prapa në ujërat territoriale të Turqisë nga ekipet e Rojës Bregdetare greke, transmeton arbresh.info.
Në Izmir elementët e Rojës Bregdetare turke shpëtuan 65 azilkërkues të kthyer prapa në ujërat territoriale të Turqisë nga ekipet e Rojës Bregdetare greke.
Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare, të cilët shkuan në rajon pas njoftimit për një grup azilkërkues në dy trape në det të hapur të rrethit Karaburun, shpëtuan 36 azilkërkues të mbetur në ujërat territoriale turke.
Ndërsa ekipet e Rojës Bregdetare turke, të cilat u informuan se kishte azilkërkues në afërsi të Aslan Burunit, shpëtuan dhe morën në barkë 29 azilkërkues nga një gomone, të shtyrë përsëri në ujërat territoriale turke nga elementët grekë.
Pas procedurave azilkërkuesit u dërguan në Drejtorinë Provinciale të Menaxhimit të Migracionit./ arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...