Roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare, thonë dëshmitarët, duke përfshirë nëntë të cilët u hodhën qëllimisht në ujë.
Të nëntë janë në mesin e më shumë se 40 personave që dyshohet se kanë vdekur si pasojë e dëbimit me forcë nga ujërat territoriale greke, ose të nxjerra përsëri në det pasi arritën në ishujt grekë, raprton BBC transmeton Arbresh.info.
Roja bregdetare greke i tha hetimit tonë se kundërshton me forcë të gjitha akuzat për veprimtari të paligjshme.
BBC ka publikuar pamjet e 12 personave duke u ngarkuar në një varkë të rojes bregdetare greke dhe më pas të braktisur në një gomone tek një ish-oficer i lartë i rojes bregdetare greke.
Qeveria greke është akuzuar prej kohësh për kthime të detyruara – duke i shtyrë njerëzit drejt Turqisë, prej nga kanë kaluar, gjë që është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...