Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se nuk e ndjen të nevojshme të përgjigjet ndaj, siç u shpreh, “kërcënimeve të zbrazëta” nga presidenti amerikan, Donald Trump.
“Nuk ka nevojë të përgjigjemi në komente absurde. Duhet të përgjigjemi me veprime”, i tha Rohani kabinetit të tij, raporton agjencia iraniane e lajmeve IRNA.
Ai i bëri këto deklarata si reagim ndaj një postimi të Trumpit në Twitter, më 22 korrik, ku presidenti amerikan ka kërcënuar Iranin me, siç ka thënë, pasoja që pak kush në histori i ka vuajtur.
Megjithatë, dy ditë më vonë, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të negociuar marrëveshje të re bërthamore me Teheranin.
Trump, në muajin maj, e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe ka rikthyer sanksionet kundër Iranit.
Trump e ka cilësuar atë marrëveshje si “katastrofë”.
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...