Linjat direkte ajrore mes Rusisë dhe Irakut rinisën sot pas një ndërprerje 13 vjeçare për shkak të degradimit të rendit dhe sigurisë në vend, njoftuan autoritetet ruse.
Avioni “Iraqi Airways” u nis nga Bagdadi rreth orës 10:31 (07:31 GMT) dhe pritet të ulet në aeroportin moskovit të Vnukovo-s në 14:19 (11:19 GMT), sipas web-it të aeroportit rus.
“Avioni i parë tregtar mbërrin sot. Ky është një sinjal nga ana e autoriteteve irakiane që shtetasit rusë mund të udhëtojnë pa shqetësim në Irak”, deklaroi për median, Serguei Izvolski, zëdhënës i agjencisë federale ruse të aviacionit.
Për momentin, vetëm linja Bagdad-Moskë është rivënë në punë por dy vendet mund të hapin një linjë të transportit ajror në drejtim të Bassorah, në jug të Irakut, sipas tij.
Trump: Irani dëshiron të negociojë, unë kam rënë dakord të b...
LVV pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm: Përpjekje ma...
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë