Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, ka thënë se si pasojë e sulmeve të Izraelit gjithandej Rripit të Gazës janë vrarë të paktën 25 palestinez.
Zëdhënësi i Agjencisë për Mbrojtje Civile, që po ashtu drejtohet nga Hamasi, ka thënë për BBC se sulmet ajrore të Izraelit, me dronë dhe me artileri, kanë goditur disa caqe në Qytetin e Gazës dhe në Khan Yunis në orët e hershme të mëngjesit.
Ekipet palestineze të shpëtimit kanë thënë se 10 persona, përfshirë një grua dhe një vajzë fëmijë, janë vrarë nga goditja e ndërtesës së ministrisë së vakëfeve fetare në Qytetin e Gazës.
Ushtria izraelite ka thënë se ka goditur caqe terroriste të Hamasit pasi persona të armatosur kanë shtënë drejt një zone ku po vepronin ushtarët izraelitë në qytetin Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës. Ushtria izraelite nuk ka raportuar për viktima apo të lënduar.
Hamasi, deri tani, nuk ka komentuar.
Shpërthimi i dhunës po ndodh pas miratimit të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila mbështet planin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump për Gazën, me qëllim t?i jepet fund luftës shkatërruese dyvjeçare.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...