Ndihmat humanitare që hyjnë në Gaza në rrugë detare, përmes një skele të ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë të lëvizin në ditët e ardhshme.
Lajmin e kanë bërë të ditur të shtunën burime ushtarake izraelite, pasi riparimet e strukturës kanë përfunduar.
“Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë nisur garantimin e sigurisë në zonën bregdetare përreth strukturës amerikane, riaktivizimi i së cilës në funksion të shpërndarjes së ndihmave humanitare për banorët e Gazës do të fillojë në ditët në vazhdim”, thuhet në një komunikatë.
Komanda Qendrore amerikane deklaroi të premten se kishte rivendosur skelën e përkohshme të ankoruar në brigjet e Gazës, që ishte hequr pasi objekti ishte dëmtuar kur kishin kaluar vetëm dy javë nga nisja e përdorimit.
Ndihmat synojnë të lehtësojnë katastrofën humanitare në Gaza, që është shumëfishuar në 8 muaj, që kur Izraeli nisi ofensivën si reagim ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetor, që vrau 1.200 persona në Izrael.
Që prej atëherë, mbi 36 mijë persona janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së kontrolluar nga Hamasi, dhe pjesa dërrmuese e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është detyruar të zhvendoset./euronews.al
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit