Richard Gates, ish këshilltar i lartë gjatë fushatës elektorale të presidentit Trump dhe ndihmës i afërt i kryetarit të ekipit elektoral Paul Manafort, pranoi fajësinë për akuzat e ngritura nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller në kuadër të hetimeve për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane.
Pranimi i fajësisë shihet si një sinjal se ai mund të ketë rënë dakord të bashkëpunojë me prokurorin e posaçëm Mueller në kuadër të hetimeve. Një ditë më parë juria në Virxhinia ngriti 32 akuza për shmangie taksash dhe mashtrime bankare, për Richard Gates dhe Paul Manafort.
Akuzat e reja iu shtuan atyre të mëparshme për pastrim parash dhe mosregjistrim si agjentë të huaj, në lidhje me punën e tyre për politikanë pro-rusë në Ukrainë.
Zoti Gates bëhet kështu bashkëpunëtori i tretë i ish kampit Trump që pranon fajësinë për akuza penale dhe bie dakord të bashkëpunojë me hetimin e prokurorit të posaçëm Mueller, i cili po përpiqet të gjejë nëse ka pasur bashkëpunim të fshehtë midis ekipit Trump dhe Rusisë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.
Ish këshilltari i sigurimit kombëtar, Michael Flynn dhe ish këshilltari i politikës së jashtme të fushatës Trump, George Papadopoulos, vitin e kaluar pranuan fajësinë se kishin gënjyer FBI-në lidhur me ndërveprimet e tyre me zyrtarët rusë.
Zoti Manafort, i cili ka refuzuar të deklarohet fajtor, akuzohet se me ndihmën e zotit Gates, ka pastruar mbi 30 milionë dollarë përmes llogarive të fshehta në parajsa fiskale dhe se “e ka përdorur pasurinë e tij jashtë vendit për të mbështetur financiarisht një jetesë luksoze në Shtetet e Bashkuara, pa paguar taksa për këto të ardhura”./VoA/
Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash
Prokuroria e Prizrenit mban sot konferencë për media për aks...
Raportimet për mungesë vendesh në burgje pas aksionit në Pri...
Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët...
Vengu: Në 2026 nis prodhimi i municioneve e dronëve `Made in...
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...