Kur ka përfunduar votimi, në zgjedhjet e balotazhit në Turqi, tanimë kanë dalë rezultatet e para.
Kështu, sipas rezultateve të publikuara nga mediat turke, nga 42.78 për qind e votave të numëruara, prin Recep Tayyip Erdogan me 57.09 për qind ndërsa kundërkadidati Kemal Kiliçdaroglu ka 42,91 për qind.
Ndryshe, gjatë ditës së diel në Turqi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku qytetarët e këtij vendi – me votën e tyre – kanë vendosur se kush do ta drejtojë vendin në pesë vitet e ardhshme.
Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 14 maj dhe duke qenë se asnjë kandidat nuk fitoi më shumë se 50 për qind të votave, dy kandidatët kryesorë, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan dhe kandidati kryesor i opozitës Kemal Kilicdaroglu, u desh të përballen sot në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Në vendin e tretë ishte Sinan Ogan me 5.17 për qind të votave dhe menjëherë pas zgjedhjeve, Erdogan mori mbështetjen e Sinan Oganit./telegrafi
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje