Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson ka arritur në Turqi.
Ai do të bisedojë me aleatin kryesor të NATO-s për të luftën kundër Shtetit Islamik, transmeton portali arbresh.info.
Tillerson do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdogan për të diskutuar luftën e udhëhequr nga SHBA-të kundër ISIS-it, përfshirë ofensivën e planifikuar kundër bastionit të tyre në Raqqa.
Erdogan është i zemëruar me gatishmërinë e Uashingtonit për të punuar me milicinë kurdë YPG në luftën kundër Shtetit Islamik. Ankaraja e konsideron YPG si një zgjatje të militantëve të PKK-së të cilët kanë luftuar një kryengritje 3-dekadëshe brenda Turqisë.
Vizita e Tillerson vjen në më pak se tre javë para referendumit në të cilin Erdogan po kërkon ndryshime kushtetuese për të rritur pushtetin e tij./Arbresh.info

Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...