Republikanët nga Tenesi, senatorja Marsha Blackburn dhe kongresmeni Tim Burchett i kanë kërkuar Presidentit të SHBA Donald Trump të publikojë dosjet në lidhje me ish-financierin amerikan, Jeffrey Epstein.
Blackburn i tha Daily Mail se Epstein ndërtoi një rrjet global të trafikimit seksual që dëmtoi shumë gra dhe se amerikanët meritojnë të dinë saktësisht se kush ishte i lidhur me atë rrjet.
Të enjten, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për deklasifikimin e dosjeve për vrasjen e ish-presidentit John F. Kennedy Jr., Robert F. Kennedy dhe Martin Luther King Jr., tha një ndihmës i Trump.
Trump premtoi gjatë fushatës se do të ublikonte informacione të fshehta dhe dosjen për vrasjen e John F. Kennedy-t në vitin 1963.
Ai bëri një premtim të ngjashëm gjatë mandatit të tij të parë si president dhe në fakt publikoi disa dokumente në lidhje me vrasjen e John F. Kennedy-t në vitin 1963.
Epstein u gjet i pajetë në qelinë e tij të burgut në gusht 2019, ku ai ishte në pritje të gjykimit për akuzat për trafikim seksual.
Zyrtarët thanë se ishte një vetëvrasje e dukshme./abcnews.al
Qëndroi vazhdimisht me grupin e Rozanës dhe Gjestin, por Kri...
Spiropali: Kuvendi ka një plan të ri strategjik, me qëllimin...
Prokuroria Speciale kërkon nga gjykata që ta urdhërojë Albin...
Barcelona befason me objektivin e fundit nga Serie A
Lufta në Ukrainë- Franca mban sot samitin e dytë të liderëve...
Kurti pranon urime nga Rama me rastin e 17-vjetorit të Pavar...