Një tërmet shkatërrues i magnitudës 6 ka goditur Afganistanin lindor. Mbi 1 500 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 1 500 të tjerë raportohen të lënduar.
Tërmeti, që kishte një thellësi prej 8 kilometrash, shkundi ndërtesat nga Kabuli e deri në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, shkruan A2.
Lëkundjet e forta kanë rrënuar disa qytete të provincës Kunar. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të përkeqësohet ndjeshëm, pasi shifrat nuk janë marrë ende nga disa zona të thella në Afganistanin lindor.
BBC raporton se ka patur dhe rrëshqitje dheu në afërsi të epiqendrës së tërmetit, duke pamundësuar qarkullim normal, apo mbërritjen e ekipeve të shpëtimit.
Në tetor të vitit 2023, një tërmet shkatërrues goditi provincën Herat të Afganistanit, duke vrarë të paktën 2400 njerëz.
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...