Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandon përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania gjermane bioteknologjike BioNTech, partner themelues i së cilës është shkencëtari turk prof. dr. Uğur Şahin.
Në një takim Bordi Këshillues i CDC mori vendimin për të rekomanduar përdorimin e vaksinës Pfizer dhe BioNTech tek të sëmurët mbi 16-vjeç.
Drejtori i CDC, Robert Redfield në përputhje me rekomandimin e Bordit pritet që të miratojë brenda disa orëve përdorimin e vaksinës.
Administrata e Barnave dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA) të premten miratoi përdorimin e vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech./AA/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër