Ka pasur një re të mistershme radioaktive mbi Evropë në 2017-tën, dhe studiuesit vetëm tani kanë arritur të bien në gjurmët e origjinës së saj.
Sipas tyre, faji për këtë ndodhi duhet kërkuar tek një impiant rus, i cili mendohet të ketë qenë vendi i një katastrofe bërthamore. Shtimi i radioaktivitetit u diktua tetorin e përpara dy viteve; si shkencëtaret, ashtu edhe meteorologët ishin përpjekur të zbulonin arsyen e këtij shpërthimi dramatik grimcash radioaktive.
U mendua asokohe se përgjegjësia duhej kërkuar tek komplekset atomike ruse, megjithatë autoritetet atje e mohuan një gjë të tillë. Në ato nivele, grimcat radioaktive, siç thonë ekspertet, nuk ishin të dëmshme për shëndetin, por shfaqeshin në pajisjet e monitorimit. Tani, përmes një shkrimi të botuar në revistën “PNAS”, një ekip studiuesish ka dalë në përfundimin se origjina ka qenë një “aksident bërthamor i madh, por i padeklaruar” në një objekt të ripërpunimit nuklear, i cili ndodhet në rajonin e Uraleve në Rusi.
Sipas tyre, grimcat e quajtura “izotopet e rutheniumit” nuk ishin zbuluar në atmosferën botërore, që prej katastrofës së Çernobilit në vitin 1986. Rreziku për shëndetin e njerëzve në Evropë u konsiderua në nivele minimale, por kjo nuk mund të thuhet edhe për personat e ndodhur në zonat pranë vendit të incidentit./tch
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...