Një ish-punonjës elitar i regjimit të Kim Jong-un, që ia doli të arratiset nga vendi, beson se dinastia e liderit të Koresë Veriore është ‘e paqëndrueshme’ dhe se ‘nuk do të ketë edhe shumë jetë’.
Ai vendosi të braktisë vendin pas ekzekutimit të Jang Song Thanx, xhaxhait të liderit suprem, trasmeton portali arbresh.info
Ish-punonjësi, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur për shkaqe sigurie, ka thënë për CNN se ‘regjimi i Koresë Veriore do të shembet brenda 10 vitesh’.
“Kim Jong-un gabon nëse mendon se mund të kontrollojë populline tij dhe të mbajë regjimin duke ekzekutuar armiqtë. Në mesin e zyrtarëve të lartë ekziston një frikë e tmerrshme, sepse ata mendojnë se mund të kthehen në objektiv. Shoqëria do të vazhdojë të humbasë besimin, pasi ai ka dëshmuar se është në gjendje të vrasë këdo, pasi edhe vrau xhaxhain e tij”, ka thënë ai.
Ish-punonjësi elitar ka sqaruar se ka bërë një ikje të rrezikshme, duke lënë pas familjen e tij, me të cilët mendon se një ditë do të bashkohet.
Ai shtoi se regjimi komunist në Korenë Veriore nuk do të bjerë përderisa Kim Jong-un është gjallë, ndërsa ka theksuar se vrasja e diktatorit është zgjidhja e vetme.
Koreja Veriore ka ngitur tensionet me Japoninë, Korenë Jugore dhe vendet Perëndimore, pasi ka kërcënuar se do të kryejë testime të reja të raketave balistike./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...