Regjimi sirian i Bashar al-Asadit dhe grupet e huaja terroriste mbështetës të tij në Siri pavarësisht marrëveshjes së Soçit për ruajtjen e armëpushimit vazhdojnë sulmet ndaj vendbanimeve civile në Idlib, ku si pasojë ka humbur jetën një civil dhe janë plagosur tre të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Regjimi i Asadit dhe grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane edhe sot kanë vënë në objektiv vendbanimet civile në rajonet e pastruara nga armët e rënda sipas marrëveshjes së Soçit dhe të cilat ndodhen brenda zonës për uljen e tensioneve në Idlib.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile në Idlib, mësohet se regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij kanë kryer sulme artilerike në rajonet Xherxhenaz dhe Tuh në periferi të Idlibit, ku si pasojë e sulmeve ka humbur jetën një civil dhe janë plagosur tre të tjerë.
Që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Soçit më 17 shtator e deri më tani në sulmet e regjimit kanë humbur jetën gjithsej 33 civilë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Opozitarët ushtarakë në kuadër të marrëveshjes, me 10 tetor tërhoqën armët e rënda nga rajonet e përcaktuara, ndërsa forcat e regjimit ende vazhdojnë sulmet.
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet