Më shumë se 150 punëtorë të një spitali në Houston dhanë dorëheqje ose u shkarkuan të martën, pasi refuzuan që ta zbatojnë kërkesën për vaksinim kundër Covid-19.
Një zëdhënës i spitalit “Houston Methodist Baytown” tha se në mesin e 200 punëtorëve që iu kërkua marrja e vaksinës deri më 7 qershor ose përballen me pezullim dyjavor, 153 dhanë dorëheqje ose u shkarkuan.
Largimi masiv i punëtorëve erdhi pasi një gjykatës e refuzoi padinë e paraqitur nga një punëtor rreth kërkesës për vaksinim, shkruan Daily Mail.
Gjykatësi u tha punëtorëve që u ankuan se nëse nuk iu pëlqen kërkesa për vaksinim, ata mund të shkojnë dhe të punojnë në ndonjë vend tjetër.
Sidoqoftë, paraqitësja e ankesës, infermierja Jennifer Bridges, u zotua se do ta dërgojë rastin deri në Gjykatën Supreme, nëse është e nevojshme.
“Ky është vetëm fillimi. Ne do të luftojmë për goxha një kohë”, tha ajo./arbresh.info/
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë
Kërcënimi i Trumpit ngre çmimet e naftës në tregjet globale
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?