Një shtetas shqiptar i burgosur në burgun e Vottemit në Belgjikë, para 25 ditëve ka filluar grevë urie, ndërsa para tre ditësh edhe grevë të etjes, kanë informuar të enjten nga Kolektivi për rezistencë të qendrave për të huaj (CRACPE).
Kolektivi në fjalë do ta tërheqë vëmendjen e opinionit për këtë rast, para se të gjendet ndonjë zgjidhje e mundshme, në mënyrë që shqiptari të mund të qëndrojë në Belgjikë.
“Jemi duke u frikësuar se jeta e këtij shqiptari është në rrezik dhe nuk po mund ta marrim më tepër informata për gjendjen e tij, pasi ai është burgosur”, pohojnë për të përditshmen “7 sur 7”, transmeton Albinfo.ch.
Sipas informatave të tyre, shqiptari tashmë ka humbur më tepër se shtatë kilogramë në peshë, në kuadër të grevës së tij të urisë, dhe janë të bindur se greva e etjes mund të ketë pasoja të paparashikueshme, posaçërisht për veshkat, ka njoftuar France Arets, zëdhënëse e CRACPE.
“Enti belg i migrimit do ta dëbojë shqiptarin në vendlindjen e tij, e cila llogaritet si vend ‘me prejardhje të sigurt’. Ky njeri ka frikë të dëbohet në Shqipëri për shkak të mafias lokale”, thotë më tej zëdhënësja.
Nga ana tjetër, Enti Belg i Migrimit pohon se Shqipëria llogaritet si vend me prejardhje të sigurt dhe se shtetasit e saj i nënshtrohen një procedure të përshpejtuar të azilit./albinfo.ch
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...