Zyra e Prokurorit të Shtetit në Izrael e ka refuzuar kërkesën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për ta shtyrë të paktën për dy javë seancën gjyqësore kundër tij, ka transmetuar The Guardian.
Kërkesa, që u dorëzua të enjten nga avokati i Netanyahut, Amit Hadad, ka argumentuar se liderit izraelit i duhet të përqendrohet në çështjet e sigurisë kombëtare dhe marrëdhëniet diplomatike, si rezultat i luftës së Izraelit me Iranin dhe fushatës së pandërprerë ushtarake në Rripin e Gazës.
Në përgjigjen e tij, prokurori i shtetit ka thënë se “arsyet e përgjithshme të detajuara në kërkesë nuk mund të justifikojnë anulimin dyjavor të seancave dëgjimore”.
Netanyahu po ballafaqohet me organet e drejtësisë në lidhje me tri akuza, për korrupsion, mashtrim dhe shkelje të besimit. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat e parashtruara kundër tij, tek ka thënë se ato janë të motivuara politikisht.
Udhëheqësi izraelit ka qenë në gjyq për një kohë të gjatë, saktësisht nga maji i vitit 2020, pjesërisht sepse ka përdorur taktika të shumta për të zvarritur procesin ligjor./koha
Ylli i Man Cityt drejt kalimit tek Benfica, rol të madh po l...
Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, vdes 16-vjeçari
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj