
Mario Draghi, Italy's prime minister-designate, smiles at a news conference following a meeting with Italy's President Sergio Mattarella in Rome, Italy, on Friday, Feb. 12, 2021. Draghi agreed to take over as Italys next prime minister, naming his ministers as he prepares to head a new government that will prioritize the pandemic, a struggling economy and moving ahead with European integration. Photographer: Alessandro Di Meo/ANSA/Bloomberg via Getty Images
Kryeministri italian Mario Draghi i tha kabinetit të vendit në një deklaratë të enjten se do të japë dorëheqjen pasi humbi mbështetjen e partnerit të koalicionit qeveritar populist Five Star, por presidenti italian Sergio Mattarella më vonë e refuzoi dorëheqjen.
“Dua të njoftoj se këtë mbrëmje do t’i dorëzoj dorëheqjen time presidentit të republikës”, tha Draghi të enjten në mbrëmje.
“Votimet e sotme parlamentare janë një fakt shumë domethënës politik. Shumica e unitetit kombëtar, që e ka mbështetur këtë qeveri që në fillimet e saj, nuk ekziston më”, tha ai në deklaratë.
Mattarella tha më vonë në një deklaratë se ai po refuzonte dorëheqjen e Draghit dhe kërkoi një “vlerësim të situatës” nga Draghi përpara parlamentit për të shpjeguar arsyetimin e tij.
“Marrëveshja e besimit mbi të cilën janë bazuar veprimet e kësaj qeverie është zhbërë”, kishte thënë zyra e Draghit në deklaratën për kabinetin italian.
Five Star refuzuan të mbështesin paketën e ndihmës ekonomike prej 23 miliardë dollarësh të qeverisë për bizneset dhe familjet, duke shkaktuar një krizë ekonomike për Italinë.
Draghi, ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane, ka udhëhequr një koalicion qeveritar të unitetit që nga shkurti i vitit 2021.
Qeveria fitoi një votëbesimi të enjten në Senat, por Draghi kishte paralajmëruar se pa mbështetjen e FIve Star qeveria nuk mund të qëndronte.
Udhëheqësi, Giuseppe Conte, tregoi se grupi i tij është i gatshëm të vazhdojë të bisedojë me Draghin dhe se është “i disponueshëm për dialog dhe për të dhënë një kontribut për qeverinë”.
Mattarella dhe udhëheqës të tjerë në parlament po kërkojnë të mbajnë së bashku koalicionin aktual qeveritar të paktën deri në zgjedhjet e planifikuara për në fillim të vitit 2023 për të mirën e kombit.
Enrico Letta, kreu i Partisë Demokratike të Italisë, tha në Twitter se vendi ka pesë ditë – përpara fjalimit të Draghit në parlament – për të parë nëse ata mund ta tërheqin qeverinë e tyre nga “gryka” në të cilën duket se po hyn.
lexo edhe:
Kurti tregon pesë vendimet e para nëse merr mandatin e tretë
Dronët dhe raketat ruse sulmojnë Ukrainën para takimit Zelen...
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...