Kryetari i shoqatës së ukrainasve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Urbanoviq është shprehur se refugjatët në Maqedoni nuk gëzojnë asnjë nga të drejtat elementare.
“U mundësohet vetëm si turistë më shumë se 90 ditë, në çdo 365 ditë u jepet letër njoftimi për arsye humanitare. Me atë librezë humanitare nuk u mundësohet as shkollim, as mjekim, as transport pa pagesë, as punësim e asgjë tjetër për fat të keq. Sipas nesh në Ministrinë e Punëve të Jashtme ne presim përgjigje, u shpreh Aleksandar Urbanoviq, kryetar i Shoqatës së Ukrainasve në Maqedoni.
Urbanoiviq tutje tha se në vendet finje dhe ata të BE-së refugjatët ukrainas i gëzojnë të gjitha të drejtat.
“Ne e shohim se të gjithë refugjatët nga Ukraina të cilët janë në Bashkimin Evropian ose këtu afër, ose janë vendosur pa pagesë ose u jepet ndonjë para që të mund të mbijetojnë dhe shkollim e punësim pa pengesë. Por këtu në Maqedoni për fat të keq ata të drejta nuk i kanë… rreth 1147 njerëz”, tha Aleksandar Urbanoiq, kryetar i Shoqatës së Ukrainasve në Maqedoni”.
“Shtetasit ukrainas në vendin tonë protestuan në shenjë revolte ndaj krimeve të Rusisë. Ata në këndin e lojërave pas Sallës Universale e cila është donacion nga Federata Ruse lanë fotografitë e fëmijëve të vrarë ukrainas. Më pas para ambasadës së Rusisë lanë lodrat e fëmijëve të vrarë si dhe pajisje amvisërie, si shenjë revolte, pasi thonë se ushtarët rusë këto gjëra i vjedhin nga shtëpitë e boshatisura të ukrainasve. Shoqata e ukrainasve po ashtu ka kërkuar që Rruga “Moska” në Shkup të riemërohet në Rruga “Heronjtë e Ukrainës”, u shpreh ai./alsatm
Kurti i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit për takim m...
Tragjedia me rreth 300 të vdekur/ OKB: Rusia fajtore për rrë...
Yamal: Ndoshta ekipet e tjera kanë frikë nga Real Madridi, p...
Costa nesër në Kosovë, pritet të takohet me Osmanin e Kurtin
Tirana pret 55 liderë evropianë më 16 maj, zbardhet axhenda
PS shkroi historinë, mandati i katërt qeverisës/ DW: E papre...