Kryetari i Komisionit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, Sadi Guven, zyrtarisht konfirmoi se referendumi mbi ndryshimet kushtetuese në Turqi do të mbahet më 16 prill të këtij viti.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi një rishikim kushtetues që parashikon riforcimin e pushteteve të tij.
Reforma kushtetuese, votuar muajin e kaluar nga Parlamenti turk, parashikon zëvendësimin e sistemit parlamentar në fuqi me sistem presidencial.
Kjo reformë do t’i mundësojë presidentit të emërojë dhe shkarkojë ministrat, të miratojë dekrete dhe të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Posti i kryeministrit do të hiqet dhe do të zëvendësohet nga një ose disa zëvendëspresidentë.
Dafina Zeqiri ndan foton e ëmbël të djalit të saj
Mbi 250 gjoba për 10 ditë për motoçiklistët në rajonin e Pri...
Haziri – VV’së: Le ta harrojnë se mentaliteti parti-shtet nu...
Kurti bëri homazhe në 27 vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe...
Detaje nga vdekja tragjike e punëtorit 52-vjeçar në Gjakovë
Raporti ndërkombëtar trondit Specialen: Organizata britanike...