Një kolonë e madhe e traktorëve që mbanin flamurin e Katalonies kanë vërshuar nëpër rrugët e Barcelonës.
Mbështetësit e referendumit kanë kaluar me traktorë pranë kishës së famshme Sagrada Familia, transmeton portali arbresh.info
Liderët katalanas kanë zbuluar kutitët e votimit përmes të cilave ata planifikojnë të mbajnë referendumin.
Qeveria spanjolle ka premtuar të ndalojë referendumin, të cilin ajo e quan jokushtetuese. Sipas një ligji të miratuar nga parlamenti vendas, udhëheqësit katalanas thonë se mund të shpallin pavarësinë nga Spanja brenda 48 orëve nga votimi.
Spanja ka shtuar numrin e policisë për të parandaluar mbajtjen e referendumit.
Referendumi pritet të mbahet ditën e diell./arbresh.info/
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...
Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civil të paarmatosu...
LDK e hapur për bisedime me LVV-në për presidentin