Referendumi kurd: Zyrtari nga Iraku i quan më “të kqi” se ISIS-i

20:19 | 12 Tetor 2017

Zëdhënsi i milicive të saksionuara nga Iraku, ka deklaruar se udhëheqësi kurd që dërgoi vendin drejt një referendumi për pavarësi është “më i keq se ISIS-i”.

Por Karim al-Nouri, zëdhënës i Forcave Popullore të Mobilizimit tha se nuk ka plane të mënjëhershme që të lëviz drejt qytetit të diskutueshëm të pasur të naftës në Kirkuk dhe se do të ndjekë urdhërat nga Bagdadi, transmeton portali arbresh.info

Forcat kurde të njohura si peshmerga mbyllën rrugët për në Kirkuk të enjten herët pasi autoritetet kurde paralajmëruan se Bagdadi po lëvizte forcat në drejtim të qytetit, por u hapën më vonë gjatë ditës.

Votimi i muajit të kaluar, kryesuar nga Presidenti rajonal kurd, Masoud Barzani, përshkallëzoi mosmarrëveshjet me qeverinë qendrore.

Referendumin kurd për pavarësi e ka dënuar edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara