Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se referendumi i pavarësisë rajonale kurde mund të shkaktojë pasoja të mëdha në rajon, duke përfshirë veprimin ushtarak turk dhe bllokimin e një tubacioni kyç të karburantit.
Pasi anëtarët e KRG-së votuan për pavarësi, Erdogan ka kërcënuar ata duke thënë se ‘mund të përdoren edhe forcat ushtarake me qëllim të ruajtjes së status quo-së’, transmeton portali arbresh.info
Erdogan tha se ‘fqinjët e nuk duhet të pretendojnë se Turqia do të mbyll njërin sy’.
“Ne se do të vazhdojnë të punojmë në përputhje me integritetin territorial të Irakut”, tha ai përmes një postimi në Twitter.
Ai shtoi se nëse Iraku dhe Siria ‘paraqesin kërcënim për vendin, Turqia do të përdorë të gjitha opsionet’.
LEXO EDHE : Kurdët në Irak shkruajnë historinë, votojnë për pavarësi
Kufiri juglindor i Turqisë ka qenë e skenë e betejave të gjata nga kurdët që sot kërkojnë një shtet të tyre.
Sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave, që përcjell dhunën në rajon, rreth 2,448 njerëz kanë vdekur në konflikt që nga viti 2016./arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...