Katalunja e përshkallëzon sfidën e saj separatiste me shpalljen e referendumit të pavarësisë më 1 tetor të këtij viti.
Qeveria spanjolle është zotuar të bëjë ç’është e mundur për të parandaluar mbajtjen e votimit të shumëdiskutuar plebishitar, të cilin e konsideron të paligjshëm. Por mekanizmi, ndërkohë, është vënë në lëvizje.
“Pyetja që do t’iu shtrohet votuesve është nëse duan që rajoni të bëhet shtet i pavarur në formën e një republike. Referendumi do të mbahet më 1 tetor. Qeveria jonë ka një angazhim të padiskutueshëm demokratik për organizimin e tij. Kryeministri spanjoll nuk ka bërë asgjë serioze, të sinqertë, apo reale për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha Carles Puigdemont, kryetar i qeverisë së Katalunjës.
Ekzekutivi rajonal pro sovranitetit këmbëngul se zona e pasur në verilindje të Spanjës ka të drejtën e vetadministrimit politik, ekonomik dhe kulturor.
Madridi zyrtar është kategorikisht kundër shkëputjes. “Mund ta shpallin referendumin sa herë të duan, – tha zëvendëskryeministrja spanjolle, Soraya Sàenz de Santamaria, – por ai nuk ka për të ndodhur”.
Mbi 80% e pjesëmarrësve të një votimi simbolik 3 vite më parë zgjodhën mëvetësinë. Qendrave të votimit në atë rast iu drejtuan vetëm 2.3 milionë zgjedhës, nga 5.4 milionë që shënon elektorati katalanas. Këtë herë, megjithatë, qeveria e atjeshme këmbëngul se rezultati do të jetë ligjërisht detyrues.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...