Sistemi shëndetësor në Greqi është përfshirë në një skandal të madh, duke përfituar nga pacientë në këtë situatë të rënduar në të gjithë botën për shkak të pandemisë së COVID.
Mësohet se disa mjekë jepnin receta të rreme duke dëmtuar Organizatën Kombëtare të Shëndetësisë.
Sipas medias greke, janë arrestuar 13 persona të cilët ishin pjesë e organizatës kriminale, mes të cilëve ‘truri’ dhe drejtuesit e kompanisë farmaceutike që nxirrnin fitime të mëdha nga shitja e paligjshme e ilaçeve.
Në dosjen e këtij grupi përfshihen 173 persona, mjekë publikë, 64 mjekë privatë, farmacistë dhe pacientë.
Operacioni u shtri, në Atikë, Selanik, Janinë, Imathia, Etoloakarnani, Akai dhe Mesini.
Ndaj tyre është ngritur akuza për organizim kriminal, falsifikim, certifikata false mjekësore, ryshfet, vërtetim fals, falsifikim, mashtrim, korrupsion në sektorin privat dhe shkelje të ligjit për të dhënat personale.
Sipas informacioneve, grupi kishte krijuar një rrjet bashkëpunëtorësh mjekësh publikë e privatë dhe farmacistë, të cilët bënin receta të rreme të ilaçeve të kompanisë së tyre duke përfituar para.
Policia sekuestroi 123.300 euro, 12 depozita, 54 pajisje elektronike, 5 thika, receta të përfunduara, 2,340 receta, lista të mjekëve të asocuar, 393 formularë recetash mujore për mjekët dhe agjenda me shënime të shkruara me dorë./tch/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit