Rebelët sirianë të mbështetur nga forcat amerikane kanë marrë nën kontroll të plotë bazën ajrore në Raqqa që mbahej nga shteti islamik i njohur si ISIS.
Ky rikthim është parë si hap tejet i rëndësishëm në luftës për të përzënë xhihadistët nga qyteti, shkruan BBC.
Ata madje këtë qytet e kishin vetëshpallur si kryeqytetin e tyre. Talal Sello – zëdhënës nga Forcat Demokratike siriane ka thënë se e kanë rimarrë prej militantëve edhe aeroportin e Tabqa.
Sidoqoftë, grupet e të drejtave të civilëve kanë shprehur shqetësim për sigurinë e qytetarëve që ende jetojnë në ato zona.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë ne Britani të Madhe ka thënë se nga sulmet ajrore të koalicionit kanë mbetur të vdekur 89 civilë në javën e fundit.
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin para, stoli ari dh...
Bilanci 24-orësh i Policisë së Kosovës: 44 aksidente trafiku...
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët