Ministrja turke e Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betul Sayman Kaya ka reaguar ndaj ndalimit të saj nga policia holandeze, për hyrjen në konsullatën e Turqisë në Rotterdam.
“Qindra policë kanë vendosur një barrikadë mes nesh dhe qytetarëve tanë. Asnjë forcë nuk mund të shkëpusë lidhjen tonë”, ka shkruar ajo në Twitter.
Ministrja Kaya ka theksuar gjithashtu se është duke u mbajtur rreth 30 metra në largësi të Konsullatës dhe se nuk lejohet të hyjë brenda.
Kurse aeroplani i ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu është ulur gjatë natës në Metz në lindje të Francës, pasi nuk u lejua që të aterrojë në Holandë.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë