Gjermani, Franca dhe Polonia apo siç njihet ndryshe edhe si “Trekëndëshi i Weimarit”, kanë lëshuar të premten një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës bëjnë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Lidhur me këtë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, thotë se e ka mirëpritur riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“E mirëpres riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së, Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal nga Ministrat për Çështje Evropiane të Trekëndëshit të Weimarit”.
Tutje, ai tha se pret me padurim vizitën e tyre të përbashkët.
Në këtë deklaratë të përbashkët, “Trekëndëshi i Weimarit” thotë se e mbështet plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe thekson “nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugëtimin e tyre evropian”.
“Ne mbështesim plotësisht dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja dhe theksojmë nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugëtimin e tyre evropian dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
I welcome the reaffirmation of visa liberalisation for Kosova, the clear commitment to EU enlargement, the Berlin Process & the Common Regional Market by Ministers for European Affairs of the Weimar Triangle ??????. I look forward to their joint visit.https://t.co/lDBVP2SjAs
— Albin Kurti (@albinkurti) September 16, 2022
LEXO EDHE:
Gjermania, Franca dhe Polonia bëjnë thirrje për heqjen e vizave për Kosovën
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...