Rusia ka kërkuar mbajtje së seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me rastin e situatës në Detin Azov, ka kumtuar zëvendësi i përfaqësuesit permanent të Federatës Ruse pranë kësaj organizate ndërkombëtare Dimitrij Polanski. Polanski ka pretenduar se Rusia ka kërkuar seancë për të hënën në orën 11:00.
“Në lidhje me zhvillimin e rrezikshëm të situatës në Detin Azov dhe ngjarjeve të cilat pasuan, Rusia ka kërkuar që urgjentisht të caktohet seanca e hapur e Këshillit të Sigurimit më 26 nëntor në mëngjes me pikën e rendit të ditës “Mirëmbajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, ka thënë Polanski.
Shefi i Komitetit Ndërkombëtar i Këshillit të Federatës Ruse Konstantin Kosacov ka deklaruar se “termi “separatistët” po përdoret me aq lehtësi kur bëhet fjalë për Ukrainë, por nuk përdoret kur bëhet fjalë për Kosovën apo Qipron Veriore, në këto raste flitet për të drejtën e popujve”.
Ramiz Lladrovci voton me familjen: Besoj fort se këto zgjedh...
Glauk Konjufca ushtron të drejtën e votës
Mbi 160 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00
Votimi i organizuar në veri, Elshani: Jemi në kontakt me KQZ...
Kryesuesi i KQZ-së takohet me ambasadorin britanik, e falënd...
Abdixhiku pas votimit: Duhet të largohemi nga kjo zymësi e p...