Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Barcelonë, ku mbetënë të vdekur 13 persona.
“Ky sulm qyqar ka synuar të dëmtojë qëllimisht ata që gëzojnë jetën dhe ndajnë kohë me familjet e miqtë e tyre. Ne kurrë nuk do të dorëzoheni ndaj një barbarizmi të tillë”, ka thënë Juncker, transmeton portali arbresh.info
Sulmin terrorist në Barcelonë e ka dënuar edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, të cilët ‘kanë shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë Spanjën’.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/898243270169563136?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Flive%2F40966524
Reagim të ashpër ka bërë edhe kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, e cila ka theksuar se ‘Britania qëndron përkrah Spanjën në luftën kundër terrorizmit’.
https://twitter.com/Number10gov/status/898244027530846210?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Flive%2F40966524
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pasi një furgon është përlasur me këmbësorët në një zonë turistike në Barcelonë. /Arbresh.info
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...