Në Zvicër është konfirmuar rasti i dytë i lisë së majmunit. Virusi u zbulua te një person në Gjenevë, i cili ishte kontaminuar “gjatë një udhëtimi jashtë vendit”, ka konfirmuar Departamenti i Shëndetësisë i kantonit.
Ai shtoi se personi i infektuar “është aktualisht në izolim, gjendja e tij e përgjithshme është e mirë dhe aktualisht nuk kërkon shtrimin në spital”.
Gjurmimi i kontaktit është duke u zhvilluar për të gjetur njerëzit që janë ekspozuar ndaj të sëmurit, thanë zyrtarët nga ky kanton.
Ky është rasti i dytë i njohur i lisë së majmunëve në Zvicër, pas atij të zbuluar në Bernë të shtunën te një person, i cili gjithashtu u infektua me virusin gjatë udhëtimit jashtë vendit.
Në nivel global, deri më tani janë zbuluar rreth 90 raste./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...