Të gjitha shtetet e botës e kanë nga një president. Sidoqoftë, duket se Afganistani do të shënojë rekord në këtë aspekt, të paktën për disa ditë. Edhe Ashraf Ghani, edhe Abdullah Abdullah sot e shpallën veten president të këtij vendi.
Qindra mysafirë morën pjesë në ceremonitë e inaugurimit të dy figurave. Tubimet u mbajtën në dy pallate që ndodhen afër njëri-tjetrit.
I dërguari amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, dhe gjenerali amerikan, Scott Miller, komandant i forcave të NATO-s në Afganistan, morën pjesë në ceremoninë e Ghani-t, në mesin e shumë figurave tjera ndërkombëtare.
Dy ceremonitë kundërthënëse u mbajtën pas dështimit të përpjekjeve të fundit për ta zgjidhur mosmarrëveshjen në lidhje me atë se kush në të vërtetë i ka fituar zgjedhjet presidenciale.
Mosmarrëveshja filloi pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u mbajtën më 28 shtator të vitit të kaluar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e kishte shpallur fitues presidentin e deritashëm, Ashraf Ghani-n.
Megjithatë, këtë rezultat nuk e pranoi kandidati tjetër, Abdullah Abdullah, i cili e shpalli veten fitues dhe u zotua se do ta formojë qeverinë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Përplasja në lidhje me zgjedhjen e presidentit ka shkaktuar krizë politike, e cila ka rrezik të shndërrohet në dhunë dhe të bëhet pengesë për zbatimin e marrëveshjes së paqes mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...