Rregullat e reja të emigracionit të vendosura nga administrata Trump kanë krijuar një precedent të ri në çështjen e emigrantëve që vijnë në SHBA nga kufiri me Meksikën.
Mijëra fëmijë janë ndarë nga prindërit e tyre dhe të mbyllur në kafaze të paraburgimit ata janë regjistruar teksa shpërthejnë në lot.
Kjo çështje i ka prekur amerikanët, të cilët janë rreshtuar kundër Trump. Por ajo që e ka shprehur më tepër dhimbjen që përjetohet kur dëgjon këta fëmijë teksa qajnë është spikerja e lajmeve në MSNBC, Rachel Maddow.
Ajo ka shpërthyer në lot kur po raportonte lajmin se administrata Trump po strehon foshnje dhe fëmijë emigrantë të ndarë me forcë nga prindërit në kafaze me dysheme prej betoni në Teksas.
“Zyrtarët e administratës Trump kanë dërguar fëmijë të vegjël…”.
Ishte kjo fjalia e vetëm nga lajmi që Maddow lexoi, përpara se sytë t’i mbusheshin me lot.
Imazhet nga objektet e strehimit në Teksas kanë nxitur zemërim kudo në botë, ndërsa aty mendohet se janë vendosur më shumë se 2,300 fëmijë ndarë me forcë nga prindërit e tyre, si pasojë e politikës “Zero tolerancë”.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi